Ndërlidhjet

Yanukovych: Ukraina duhet të mbetet e pandarë


Viktor Yanukovych
Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se e ka ndërmend të vazhdojë të luftojë për të ardhmen e vendit të tij.

Yanukovych ka folur sot në qytetin rus, Rostov-on-Don, në paraqitjen e tij të parë publike prejse ka lënë Kievin, fundjavën e kalaur.

“Ka ardhur koha për mua të them se e kam ndërmend të vazhdoj luftën për të ardhmen e Ukrainës kundër atyre që bëjnë përpjekje, përmes terrorit dhe frikës, të marrin kontrollin e saj”, ka thënë Yanukovych.

Ai po ashtu ka thënë se beson se Ukraina duhet të mbetet e tërë dhe e pandarë.

Yanukovych ka thënë se ka qenë i detyruar të lërë Ukrainën për shkak të kërcënimeve direkte për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt.
XS
SM
MD
LG