Ndërlidhjet

Mbyten 42 migrantë në brigjet e Jemenit


Jemen
Jemen
Zyrtarët e Jemenit thonë se së paku 42 migrantë afrikanë janë mbytur në brigjet e Jemenit në Detin Arabik, të dielën vonë.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se migrantët kanë pësuar kur anija e tyre është mbytur pranë qytetin Bir Ali.

Patrulla detare ka shpëtuar së paku 30 të tjerë, të cilët janë dërguar në një kamp refugjatësh.

Migrantët afrikanë, sidomos nga Etiopia dhe Somalia, lënë shtëpitë e tyre për shkak të varfërisë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, mbi 7,000 migrantë kanë vdekur në ujëra ose duke bërë përpjekje të kalojnë shkretëtirat gjatë vitit 2013.
XS
SM
MD
LG