Ndërlidhjet

Yanukovych, të martën, do të bëjë deklaratë publike


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Raportet thonë se presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, do të bëjë një deklaratë publike të martën në mesditë.

Burime të afërta me Yanukovychin u kanë thënë agjencive ruse të lajmeve se ai do të bëjë adresimin nga qyteti jugor i Rusisë, Rostov-on-Don.

Kjo do të shënojë paraqitjen e tij të dytë publike, prejse ka lënë Ukrainën muajin e kaluar, gjatë protestave antiqeveritare.

Më 28 shkurt, po ashtu në Rostov-on-Don, Yanukovych ka thënë se ai vazhdon të jetë presidenti legjitim i Ukrainës, ndërsa autoritetet e tanishme të vendit i ka quajtur “banditë fashistë”.
XS
SM
MD
LG