Ndërlidhjet

Pakistan: 60 fëmijë të vdekur nga uria dhe keq-ushqimi


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet pakistaneze kanë bërë me dije se të paktën 60 fëmijë, kanë vdekur si rezultat i keq-ushqyerjes dhe urisë që ka goditur shkretëtirën Thar në Pakistan.

Zyrtari i lartë në këtë provincë, Mumtal Ali Shah, tha se fëmijët kanë vdekur kryesisht për shkak të motit të ftohtë që është i pazakonshëm në këtë pjesë.

Moti i ligë, sipas tij, ka bërë që të shpërthej pneumonia derisa shërbimet mjekësore kanë qenë të pafuqishme në tre muajt e fundit.

Raportet e dhëna të premten e javës që lam pas, kanë bërë me dije se numri i fëmijëve të vdekur ka arritur në 41.

Kjo bëri që kryeministri Navaz Sherif të vizitojë zonën e varfër duke premtuar këshutu një ndihmë prej 10 milion dollarësh për regjionin e goditur.

Shefi i drejtësisë në Islamabad, Tasaduq Husain Jilani, situatën e krijuar e ka quajtur turp kombëtar për Pakistanin.

Ai ka urdhëruar zyrtarët e lartë që të përpilojnë një deklaratë të detajizuar në lidhje me situatën e krijuar në mënyrë që të dilet me një plan veprimi.

Shkretëtira Thar në Pakistan kishte pësuar një krizë në vitin 2000, krizë e cila kishte vrarë 90 për qind të bagëtive të kësaj pjese.
XS
SM
MD
LG