Ndërlidhjet

Departamenti i shtetit në pritje të gatishmërisë ruse për


Ilustrim
Ilustrim
Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara, thotë se Uashingtoni dëshiron të shohë dëshmi në lidhje me gatishmërinë e Rusisë për tu angazhuar në propozimet amerikane që kanë për qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki, tha se Sekretari i Shtetit John Kery, i ka dhënë homologut të tij rus Sergei Lavrov një mori ideshë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të përgatituar për të marrë pjesë në bisedimet e mëtejme në qoftë se shohin gatishmëri nga ana e Rusisë për të marrë parasysh ato ide.

Zëdhënësja Psaki tha se Kery ende nuk e ka marrë ndonjë përgjegje nga homologu rus.

Paraditen e sotme, Sergei Lavrov tha se sekretari amerikan John Kery e ka refuzuar ftesën e Moskës për të vizituar këtë vend dhe për të diskutuar në lidhje me gjetjen e një zgjidhje për krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG