Ndërlidhjet

Vriten gjashtë ushtarë pranë Kajros


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Mediat shtetërore në Egjipt thonë se persona të armatosur kanë vrarë gjashtë ushtarë në një sulm pranë Kajros.

Sipas raporteve, personat e armatosur kanë hapur zjarr një postbllok ushtarak.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Që nga përmbysja e presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, korrikun e kaluar, ka pasur disa sulme kundër forcave të sigurisë, të cilat kanë rezultuar me rreth 300 zyrtarë të sigurisë të vrarë.
XS
SM
MD
LG