Ndërlidhjet

Biden në Lituani e Poloni, bisedime për Krimenë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të udhëtojë drejt Polonisë dhe Lituanisë, derisa tensionet në Ukrainën fqinje sa vijnë e rriten.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden do të niset të hënën.

Udhëtimi është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për t’i bërë presion Rusisë për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Krime.

Biden do të takojë presidentin dhe kryeministrin e Polonisë, si dhe presidentët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zyrtarët planifikojnë të diskutojnë mënyrat për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG