Ndërlidhjet

Qeveria ruse diskuton për Transdniesterin


Transdniester
Transdniester
Qeveria ruse pritet të diskutojë sot për situatën në rajonin separatist të Moldavisë, Transdniester.

Udhëheqësi i Transdniesterit, Yevgeny Shevchuk, ka arritur ndërkohë në Moskë për konsultime.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitri Rogozin, ka thënë të martën se ministrat do të diskutojnë “izolimin ekonomik” të Transdniesterit, i cili, sipas tij, do të thellohet nëse Moldavia nënshkruan një marrëveshje të asociimit dhe të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, në muajin shtator.

Transdniesteri, me shumicë të popullsisë rusishtfolëse, është ndarë në vitin 1990, nga frika se Moldavia mund të ribashkohet me Rumaninë fqinje.

Rreth 1,400 trupa ruse janë të poziconuara në këtë rajon.

Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, ka paralajmëruar Rusinë kundër aneksimit të Transdniesterit, në të njëjtën mënyrë siç ka marrë kontrollin e Krimesë së Ukrainës.
XS
SM
MD
LG