Ndërlidhjet

Facebook e bleu kompaninë Oculus për 2 miliardë dollarë


Mark Zuckenberg
Mark Zuckenberg
Rrjeti social gjigant në Internet, Facebook, është pajtuar ta blejë firmën Oculus për 2 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zukenberg, këtë blerje e ka vlerësuar si investim “afatgjatë në të ardhmen kompjuterike”.

Mëtutje, ai ka theksuar se programet e firmës Oculus, në të ardhmen, mund të përdoren për studime, konsultime me mjekun ballë për ballë ose për të blerë në dyqanet virtuale.

Kjo është blerja e dytë e madhe e Facebookut në dy muajt e fundit.

Muajin e kaluar, Facebook shpalli se do të paguante 19 miliardë dollarë për firmën WhatsUpp, por kjo marrëveshje ende nuk është mbyllur.
XS
SM
MD
LG