Ndërlidhjet

Ukrainë: Radikalët i dorëzuan armët


Pjesëtarët e lëvizjes ultra nacionaliste largohen nga hoteli nën mbikëqyrjen e policisë
Pjesëtarët e lëvizjes ultra nacionaliste largohen nga hoteli nën mbikëqyrjen e policisë
Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, thotë se nacionalistët radikalë i kanë dorëzuar armët dhe janë larguar nga një hotel në kryeqytetin Kiev.

Sipas tij, pjesëtarët e lëvizjes ultranacionaliste, Sektori i Djathtë, janë larguar nga një hotel , që e kishin shndërruar në seli të tyre dhe me autobuslë janë drejtuar për një kamp në periferi të Kievit.

Largimi i tyre u bë pas të shtënave, me të cilat anëtarët e kësaj lëvizjeje i plagosën tre vetë, përfshirë edhe zëvendësprefektin e qytetit.

Raportet e mëhershme thonin se policia e kishte arrestuar një të dyshuar për të shtëna në hotelin, i cili është afër Sheshit të Pavarësisë në qendër të Kievit.

Sektori i Djathtë ka luajtur rol kryesor në përmbysjen e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, në fund të muajit shkurt, por pastaj kishte mospajtime me qeverinë e re për shkak të vrasjes së një lideri të tyre.
XS
SM
MD
LG