Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se ministri Bajram Rexhepi, ka marrë vendim që të lirohen nga taksat personat me aftësi të kufizuara, gjatë pajisjes me dokumente personale
“Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka nxjerrë vendim për lirim të pagesës së taksës për pajisje me pasaportë, letërnjoftim dhe patentë-shofer, për personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuara sipas ligjit në fuqi”, ka bërë me dije MPB-ja përmes një kumtese të lëshuar.
Ceremonia e aplikimit të personave me aftësi të kufizuara, do të mbahet sot në Prishtinë.