Ndërlidhjet

Tërmet në afërsi të Ujëdhesave Solomone


Ilustrim
Ilustrim
Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një tërmet me intensitet 7.6 shkallë ka goditur afër Ujëdhesave Solomone.

Qendra e Cunamit për Paqësor ka dhënë alarm për cunami për Ujëdhesat Solomone, Guinenë e Re, Kaledoninë e Re dhe hapësirat e tjera në fqinjësi. Më vonë ky alarm është tërhequr.

Por, kujdes të shtuar për cunami ka pasur edhe në Fixhi, Australi, Indonezi, Guam e territore të tjera.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti, që fillimisht ishte regjistruar se e kishte intensitetitn 8.3 shkallë, 100 kilometra në jug të Ujëdhesave Solomone, ndodhi në thellësi prej 29 kilometrash.
XS
SM
MD
LG