Ndërlidhjet

Vriten shtatë anëtarë të një familjeje në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë anëtarë të një familjeje në veriperëndim të Pakistanit, janë vrarë nga persona të armatosur, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Zyrtarët e policisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se incidenti ka ndodhur në rrethin e Sëabi, në veri të Peshavarit.

Policia ka njoftuar se në mesin e të vdekurve janë dy vëllezër, motra e tyre me djalin 9 vjeçar si dhe tre kusherinjë.

Pesë antarë të tjerë të familjes, janë plagosur dhe po kurohen në spital.

Autoritetet përgjegjëse e kanë urdhëruar një hetim të menjëhershëm.

Askush deri më tani, nuk e ka marrë përgjegjësinë
XS
SM
MD
LG