Ndërlidhjet

Nga sot, moldavët udhëtojnë pa viza drejt BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Nga dita e sotme, qytetarëve të Moldavisë nuk iu duhet më viza për të udhëtuar në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian, përmes një deklarate, ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Moldavisë të cilët kanë pasaportë biometrike, nga data 28 prill mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Zona Shengen përfshinë shumicën e vendeve të BE-së por edhe disa shtete jo-anëtare, siç janë Norvegjia dhe Zvicra.

Liberalizimi i vizave për moldavët, është në kuadër të zotimit të BE-së se si përgjigje ndaj Rusisë, do të përshpejtoj në afrimin sa më të shpejtë të vendeve të Evropës lindore me BE-në.

Liberalizimi i vizave pë moldavët, sipas kryeministrit të Moldavisë, Luria Leanca, është shpresa për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë rreth regjionit të Transdniesterit.
XS
SM
MD
LG