Ndërlidhjet

Sot, priten sanksionet e reja ndaj Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Sanksione të reja nga ana e SHBA-ve ndaj individëve rusë, mund të vijnë gjatë ditës së sotme, 28 prill.

Ben Rhodes, zëvendës këshilltar për Komunikime Strategjike në Sigurimin Kombëtar të SHBA-ve, iu tha gazetarëve të dielën, se sanksionet e reja “mund të vijnë që nesër”, por ai ka refuzuar të japë kohën e caktuar rreth caktimit të sanksioneve.

Zyrtarët e BE-së poashtu pritet që të takohen në Bruksel për të diskutuar në lidhje me detajet e listës së fazës së dytë me personat e sanksionuar.

Njoftimi për sanksione të reja ka ardhur si rezultat i asaj që një ditë më parë, seperatistët pro-rusë, në Donetsk të Ukrainës e kanë marrë nën kontrollë qendrën e transmetimit televiziv.
XS
SM
MD
LG