Ndërlidhjet

Rusi: Sot nisë gjykimi ndaj figurës opozitare të Rusisë


Aktivisti rus, Aleksei Navalny
Aktivisti rus, Aleksei Navalny
Seanca përgatitore gjyqësore kundër figurës së shquar opozitare në Rusi, Aleksei Navalny dhe vëllait të tij Oleg, do të mbahet sot.

Që të dy akuzohen për përvetësim dhe pastrim të parave.

Navalny dhe vëllai i tij, akuzohen se i kanë pastruar 756 mijë dollarë të kompanisë franceze Yves Rocher.

Vëllezërit Navalny kanë mohuar akuzat duke thënë se ata po ndiqen nga organet e rendit, për shkak të qëndrimeve kritike të Aleksei Navalny ndaj presidentit Vladimir Putin.

Kompania Yves Rocher, ditë më parë i ka shkruar prokurorisë ruse, duke ia bërë me dije asaj, se nuk është mashtruar nga vëlleëzërit Navalny.

Gjatë javës së kaluar, ndaj vëllezërve Navalny, është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.
XS
SM
MD
LG