Ndërlidhjet

SHBA siguron për kohë të gjatë bazën në Xhibuti


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për qira afatgjate për bazën e tyre në Xhibuti të Afrikës.

Njoftimi është bërë pasi presidenti Barack Obama ka takuar homologun e tij nga Xhibuti, Ismail Omar Guelleh, të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

“Kampi Lemonnier është jashtëzakonisht i rëndësishëm për punën tonë në Afrikë”, ka thënë Obama.

SHBA ka përdorur bazën Lemonnier për sulme ndaj militantëve të dyshuar të Al Kaidës në Jemnen dhe militantëve të Al Shababit në Somali.

Raportet nuk tregojnë se për sa kohë do ta ketë SHBA-ja bazën me qira.
XS
SM
MD
LG