Ndërlidhjet

Hague: Rusia të mos i pengoj zgjedhjet në Ukrainë


William Hague
William Hague
Sekretari i jashtëm britanik William Hague ka thënë sot në Kiev, se do të ishte një goditje për demokracinë në rast se Rusia i pengon zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen në Ukrainë, më 25 maj.

Ai pas takimit me liderët aktual të Ukrainës në Kiev ka pohuar se Rusia nuk e ka bërë asnjë hap të vetëm për ta zbatuar marrëveshjen me Ukrainën të arritur në Gjenevë.

Për Hague sot është dita e dytë në Ukrainë.

Në këtë shtet, ai i ka takuar liderët aktual për të biseduar me ta në lidhje me situatën në Ukrainë dhe rreth zgjedhjeve që pritet të mbahen më 25 maj.

Nga Ukraina, Hague do të udhëtoj drejt Tbilisit të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG