Ndërlidhjet

Të paktën 20 viktima nga shpërthimet në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 20 persona janë vrarë sot si rezultat i një serie të sulmeve që kanë ngjarë në disa lagje shiite të Bagdadit në Irak.

Sulmet kanë ndodhur në ditën kur shiitët po festonin ditëlindjen e imamit Ali që është dhëndërri dhe njëherazi kusheriri i Profetit Muhamed.

Nëntë makina bombë kanë shrëpthyer në lagje të ndryshme të Bagdadit ndërsa shpërthimi më vdekjeprurës ishte ai në lagjen Sard të Bagdadit, ku u vranë katër persona e gjashtë të tjerë janë plagosur.

Sulmet e tjera i kishin në cak stacionet policore, një dyqan për riparimin e makinave që ishte në pronësi të një shiiti si dhe rrugët.

Të paktën një shpërthim ka ngjarë në lagjen kryesisht sunite në Jabur Arabe.

Tetë persona janë vrarë vetëm në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG