Ndërlidhjet

Stacioni i Hapësirës mundet edhe pa Rusinë


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i NASA-s, Charles Bolden, ka thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Hapësirës mund të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë.

Bolden u është përgjigjur komenteve të fundit të zëvendëskryeministrit rus, Dmitry Rogozin, i cili ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend të vazhdojë të përdorë Stacionin e Hapësirës pas vitit 2020 dhe se segmenti amerikan i këtij stacioni nuk mund të ekzistojë pa atë rus.

Bolden ka thënë se asnjë vend pjesëmarrës “nuk është i domosdoshëm në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”.

Ai ka kujtuar se ky stacion udhëhiqet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Evropa dhe Kanadaja.

Pas tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit, për shkak të krizës në Ukrainë, Rogozin ka thënë se Rusia nuk mund të vazhdojë projektet e teknologjisë së lartë me një “partner të pabesueshëm” që “politizon çdo gjë”.
XS
SM
MD
LG