Ndërlidhjet

OSBE: Dhuna kërcënon lirinë e shtypit në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka paralajmëruar se gazetarët në Ukrainë janë nën sulm gjatë bërjes së punëve të tyre, dhe u bëri thirrje agjencive të zbatojnë ligjin për të mbështetur dhe për të mbrojtur mediat.

Në një raport të lëshuar më 23 maj, OSBE-ja tha se kishte dokumentuar rreth 300 raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të mediave në Ukrainë, që nga fundi i nëntorit, kur kriza politike kishte përshkallëzuar.

Dhuna përfshin vrasje, sulme, kidnapime, kërcënime dhe akte të frikësimit ndaj gazetarëve.

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese për lirinë e medias në OSBE, në një deklaratë tha se ajo ishte "e alarmuar nga kushtet e përkeqësuara dhe ambientin në të cilin punojnë mediat."


"Manipulimi i medias dhe lufta e informacionit që ne po e përjetojmë duhet të ndalojë. Dështimi për të bërë këtë do të shkaktojë konflikt dhe të kontribuojë në një përshkallëzim të krizës," tha ajo.
XS
SM
MD
LG