Ndërlidhjet

Ekzekutohet miliarderi iranian


Mahafarid Amir Khosravi
Mahafarid Amir Khosravi
Një miliarder iranian, i përfshirë në një skemë mashtrimi në vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh, është ekzekutuar sot.

Televizioni shtetëror iranian raporton se Mahafarid Amir Khosravi, i njohur edhe si Amir Mansur Aria, është ekzekutuar në burgun Evin, në veri të Teheranit.

Avokati i tij, Gholam Ali Riahi, ka thënë se nuk ka marrë asnjë njoftim paraprak se dënimi me vdekje do të zbatohet.

Khosravi është dënuar pasi ka përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë kredi në një nga institucionet kryesore financiare të Iranit, Saderat.

Tridhjetenëntë njerëz janë dënuar në këtë rast, katër nga të cilët me vdekje.
XS
SM
MD
LG