Ndërlidhjet

Nëse Juncker bëhet president, Londra mund të largohet nga BE


David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron, ka deklaruar se Britania mund të largohet nga Bashkimi Evropian, nëse ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, bëhet president i ardhshëm i Komisionit Evropian.

Këto komente ai i ka bërë për numrin më të ri të revistës gjermane, Der Spiegel.

Zoti Cameron ka theksuar se ai nuk garanton se Britania do të mbetet në BE, nëse Juncker zgjedhet shef i komisionit.

“Një fytyrë e viteve të 80-ta nuk do të jetë e aftë t’i zgjidhë problemet e pesë viteve të ardhshme”, tha Cameron.

Revista Der Spiegel shkruan se Cameron konsideron se Juncker është shumë federalist dhe se nominimi i tij do ta çoj përpara referendumin e planifikuar britanik për mbetje apo jo në Bashkimin Evropian.

Por, kandidaturën e zotit Juncker për president të Komisionit Evropian e mbështet kancelarja gjermane, AngelaMerkel, pasi partitë e tyre bëjnë pjesë në bllokun politik të qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane, që ka fituar më së shumti ulëse në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet e javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG