Ndërlidhjet

G7 mund t'i vendos sanksione të reja Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre që të intensifikojnë sanksionet kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Kjo pritet të ndodhë në takimin e ardhshëm në Bruksel që do të mbahet këtë javë.

Takimi i 4 dhe 5 qershorit që organizohet nga Bashkimi Evropian fillimisht ishte planifikuar si takim i G8-ës në resorin rus të Detit të Zi, në Soçi.

Takimi u ri-organizua si samit i G7-ës në Bruksel pasi Rusia e aneksojë gadishullin ukrainas të Krimesë në muajin mars.

Burime diplomatike në Bruksel thanë më 3 qershor që derisa liderët e G7-ës pritet të të konfirmojnë sërish gatishmërinë e tyre për më shumë sanksione kundër Rusisë nëse situata e kërkon këtë, prioritet aktual megjithatë po i jepet “përpjekjeve diplomatike dhe politike” për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Këto burime nuk kanë pranuar të thonë se çfarë veprime ruse do të mund të nxisnin ata për t’i vënë këtij shteti më shumë sanksione, duke thënë se kjo çështje ju takon liderëve për të vendosur.
XS
SM
MD
LG