Ndërlidhjet

Kerry: Mbështetësit e Assadit ta përfundojnë luftën


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka bërë thirrje mbështetësve të presidentit, Bashar al-Assad, që ta përfundojnë luftën trivjeçare në Siri.

Duke folur në Bejrut të Libanit, ku sot arriti në një vizitë të paparalajmëruar, sekretari Kerry u ka bërë thirrje Rusisë, Iranit dhe grupit militant shiit, Hezbollah, që të “angazhohen në përpjekje legjitime për ta përfunduar këtë luftë”.

Kerry, poashtu, ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë agjencitë e Kombeve të Bashkuara, që punojnë në çështjen e refugjatëve sirianë në gjithë rajonin, me një shunë të re prej 290 milionë dollarësh.

Ai i ka kritikuar zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në Siri, në të cilat pritet fitore bindëse e Assadit, duke i cilësuar ato si “zero e madhe”.
XS
SM
MD
LG