Ndërlidhjet

Së paku 43 të vrarë nga dhuna e fundit në Irak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët irakian, kanë thënë se së paku 43 persona janë vrarë në të gjithë vendin si rezultat i dhunës së fundit në këtë shtet.

Këtu llogariten viktimat e një sulmi të fundit me veturë bombë që kishte cak një minoritet etnik, sulmet në forcat e sigurisë dhe granatimi i një fshati me mysliman shiit, në veri të Bagdadit.

Vetura bombë e ka goditur fshatin e minoritetit etnik Shabak, rreth 400 km në veri të Bagdadit, duke vrarë së paku shtatë persona dhe lënduar më shumë se 40 të tjerë.

Në Mosul, u nisën përleshje pasi persona të armatosur deshën të marrin nën kontroll një depo ushtarake me municion.

Sulmi ka përfunduar pa sukses për personat e armatosur, por megjithatë gjashtë ushtarë janë vrarë.

Në lagje të tjera të Mosulit, 16 militantë dhe së paku shtatë ushtarë janë vrarë në përleshje të ndryshme.

Pas rënies së natës, së paku shtatë persona janë vrarë nga granatat në një fshat shiit, në Sabaa al Bour, rreth 30 kilomentra në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG