Ndërlidhjet

Irak: Qindra mijëra vetë largohen nga Mosuli


Organizata Ndërkombëtare për Migrim vlerëson se afro 500 mijë njerëz janë larguar nga Mosuli, pasi ky qytet ka rënë nën kontrollin e militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën.

Kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe të grupit Levant pretendojnë se e kanë kontrollin efektiv të pjesës më të madhe të provincës Nineveh, prej ditës së djeshme, pas disa ditëve të luftimeve të ashpra.

Militantët e kishin kontrollin edhe ndaj disa pjesëve në Ramadi, që është kryeqytet i provincës Anbar, dhe pjesën më të madhe të qytetit Falluxha, prej fillimit të muajit janar të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësim, pasi militantët e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të qytetit Mosul në Irak.
XS
SM
MD
LG