Ndërlidhjet

Azerbaixhan, përkeqësohen të drejtat e njeriut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se të drejat civile në Azerbaixhan janë përkeqësuar dukshëm gjatë pesë viteve të fundit dhe respektimi i këtyre të drejtave vazhdon të përkeqësohet.

Në vitin 2009, promovuesit e reformave demokratike, në veçanti partitë opozitare, janë përballur me vështirësi për të marr pjesë në jetën politike të këtij shteti, ka thënë Thomas Melia, Zëvendës Asistenti i Sekretarit amerikan të Shtetit në një dëshmi para Komisionit të Helsinkut të SHBA-ve.

“Por, për OJQ-të dhe aktivistët e pavarur është ende e mundshme që të operojnë. Mjerisht, ambienti është përkeqësuar shumë prej asaj kohe(2009)”, ka thënë Melia, i cili është përgjegjës për Evropën, përfshirë edhe Rusinë në Zyrën për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Melia ka cituar ndjekje penale me nuanca politike të aktivistëve paqësor dhe futjen në funksion të ligjeve vështira që kanë cak OJQ-të siç është shembulli i masave të ashpra kundër shoqërisë civile nën udhëheqjen e presidentit azer, Ilham Aliyev.
XS
SM
MD
LG