Ndërlidhjet

Zannier viziton refugjatët ukrainas në Rusi


Lamberto Zannier
Lamberto Zannier
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vizituar një kamp në Rusi për refugjatët nga konflikti në lindje të Ukrainës.

Lamberto Zannier ka takuar refugjatët në një kamp në Dmitriadovka, rreth 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Ai ka thënë se konflikti në lindje është “një marrëzi që duhet të ndalojë”.

Zannier ka propozuar që të mbahet një konferencë midis ish-presidentëve të Ukrainës, Leondi Kravchuk dhe Leonid Kuchma, autoriteteve të tanishme të Ukrainës dhe përfaqësuesve të separatistëve pro-rusë.

Më 10 qershor, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka urdhëruar krijimin e korridoreve humanitare për t’iu mundësuar civilëve që të largohen nga zonat e konfliktit.
XS
SM
MD
LG