Ndërlidhjet

OBSH nderon presidentin turkmen për fushatën anti-duhan


Gurbanguly Berdymukhammedov
Gurbanguly Berdymukhammedov
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar presidentin e Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov, për kontributet e tij në luftën kundër duhanit.

Drejtorja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, i ka ndarë një medalje speciale Berdymukhammedovit në një ceremoni në Ashgabat.

Trukmenistani ka qenë njëri nga vendet e para post-sovjetike që ka miratuar ligje kundër duhanit.

Qeveria ka miratuar gjoba të rënda për pirjen e duhanit në vendet publike qysh në vitin 2000.

Sipas OBSH-së, çmimi i një pakete të cigareve në Turkmenistan është 5 deri në 6 dollarë, çfarë është çmimi më i lartë në të gjitha vendet post-sovjetike.
XS
SM
MD
LG