Ndërlidhjet

Rasmussen s’sheh rol të NATO-s në Irak


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se nuk sheh rol të Aleancës në Irak.

Komentet vijnë pasi militantët islamikë kanë marrë nën kontroll disa pjesë të territorit, si dhe kanë zënë robër 80 shtetas turq.

Rasmussen, duke folur gjatë një vizite në Madrid, ka dënuar dhunën dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve turke.

Të mërkurën, ambasadorët e NATO-s kanë mbajtur një takim urgjent në lidhje me situatën, me kërkesë të Turqisë.
XS
SM
MD
LG