Ndërlidhjet

Diskutimet për gazin rus përfundojnë pa marrëveshje


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kompania ruse e gazit, Gazprom, ka thënë se diskutimet me Ukrainës kanë përfunduar mëngjesin e 16 qershorit pa marrëveshje e cila do evitonte kërcënimin për ndërprerjen e gazit natyral rus drejt Ukrainës.

Zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov, ka thënë se diskutimet e mbajtura në Kiev, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë dështuar vetëm disa orë para afatit kohor të kërcënimit rus.

Zyrtarët rus që kanë negociuar për këtë temë, tashmë janë në aeroplan, rrugës për në Moskë.

Presidenti rus, Vladimir Putin është kërcënuar se do ndërpresë gazin më 16 qershor nëse Kiev nuk paguan 1.95 miliardë dollarë, që Moska e konsideron të jetë borgji i Ukrainës për gazin.

Kiev në anën tjetër thotë se do ta paguaj borgjin, nëse Rusia gjatë 18 muajve të ardhshëm ezbret çmimin e gazit në 326 dollarë nga 485.5 dollarë për 1 mijë metër kub.

Putini më pas ka thënë se çmimi prej 385 dollarëve për 1 mijë metër kub të gazit natyral është oferta e fundit.

Nëse ndalohet gazi për Ukrainën, atëherë kjo do të ndalonte edhe sasinë e gazit të Rusisë për vendet e BE-së pasi ai gaz duhet të kalojë nëpërmjet tubave që gjenden në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG