Ndërlidhjet

Lirohet Ukë Rugova


Rezidenca e familjes Rugova, shkurt 2014.
Rezidenca e familjes Rugova, shkurt 2014.
Me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, pas 4 muajsh është liruar nga paraburgimi Ukë Rugova, djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajmin e ka bërë të ditur Tomë Gashi, avokat në çështjen penale kundër zotit Rugova.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka arrestuar Rugovën në fillim të muajit shkurt, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar.

Përveç Rugovës, nën të njëjtat dyshime janë arrestuar edhe 10 persona tjerë.
XS
SM
MD
LG