Ndërlidhjet

Vështirësohen procedurat e udhëtimit drejt Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ka shtrënguar kushtet për hyrje në territorin e Rusisë për qytetarët e ish republikave sovjetike.

Në një njoftim të 26 qershorit, kjo ministri ka thënë se prej 1 janarit 2015, "qytetarët e Shteteve të Pavarura të ‘Commonwealthit’, nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në Federatën Ruse" duke përdorur vetëm dokumentet kombëtare të identifikimit, të njohura edhe si “pasaportat e brendshme”.

Ministria ka thënë se këta qytetarë duhet patjetër të kenë edhe pasaporta ndërkombetare.

Ky vendim, megjithatë nuk do të prek qytetarët e vendeve anëtare të Unionit të Doganave dhe Unionit Ekonomik EuroAziatik.

Unioni Ekonomik Euroaziatik është krijuar në bazë të Unionit të Doganave nga presidentet e shteteve përbërese të saj, Rusisë, Bellorusisë dhe Kazakistanit.

Moska po bën përpjekje që ish republikat sovjetike t’i bashkohen Unionit Doganor dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik duke thënë se ky i fundit do të ndërtohet duke e pasur Bashkimin Evropian si model.

XS
SM
MD
LG