Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për lidhje me sulmin në Boston në gjykatë


Byzylyku i një pjesëmarrësi në Maratonën e Bostonit këtë vit
Byzylyku i një pjesëmarrësi në Maratonën e Bostonit këtë vit

Shtetasi i Kazakistanit, Azamat Tazhayakov, 20 vjeçar, i akuzuar për obstruksion të hetimeve lidhur me sulmin me bombë në Maratonën në Boston, dhe për bashkim në konspiracion me të dyshuarin për këtë sulm, Dzhokhar Tsarnaev, mbrëmë vonë është paraqitur para një gjykate amerikane.

Nëse shpallet fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës, ai mund të dënohet me 25 vjet burg.

Tazhayakov është shprehur se nuk ndjehet fajtor.

Avokati i tij mbrëmë i tha gjykatës në Boston se klienti i tij kurrë nuk ka pasur për qëllim ta ndihmoj Tsarnaevin.

Dzhokhar Tsarnaev është i akuzuar se ka punuar me vlllaun e tij, Tamerlan, për ta kryer sulmin me bombë, nga i cili u vranë tre vetë dhe u plagosën 264 të tjerë.

Ky sulm u bë më 15 prill 2013 në Boston.

Dzhokhar do të paraqitet në gjykatë në muajin nëntor.

Vëllau i tij Tamerlan është vrarë gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë.

XS
SM
MD
LG