Ndërlidhjet

Ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve, një “lugat” për ta frikësuar Rusinë


John Tefft
John Tefft

Në Moskë, atë e quajnë eksperti i ndryshimit të regjimeve, një “sabotues diplomatik” i dërguar nga Uashingtoni për të krijuar kaos në shtetet fqinje të Rusisë.

Tani, ai duket se do të niset drejt Rusisë, ku zyrtarët e Kremlinit paralajmërojnë se ai do të bëj përpjekje të veprojë njejtë si në shtetet fqinjë të Rusisë.

Fjala është për John Tefft, personi që flitet se është caktuar të menaxhojë lidhjet e Uashingtonit me Moskën.

Pritet që Presidenti amerikan, Barack Obama, të nominojë Tefftin ambasador në Moskë, ndërsa mediat ruse raportojnë se Moska e ka aprovuar këtë emërim.

Nëse këto raportime janë të sakta, dhe Senati amerikan e konfirmon Tefftin, diplomati veteran do të niset drejt Moskës në kohën kur marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Rusisë janë në pikën e saj më të ulët, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Dhe, ajo që është më kryesorja është se shumë pak diplomatë të karrierës nxisin debate më shumë se sa specialisti 64 vjeçar në botën pas rënies së BRSS-së.

Dyshimet ruse ndaj Tefftit kanë të bëjnë me shërbimet e tij si shef i diplomacisë amerikane dhe bashkëpunëtor i qeverive pro perëndimore në Ukrainë dhe Gjeorgji që erdhën në pushtet pas revolucioneve të ngjyrosura. Për këto revolucione, Kremlini e akuzon Uashingtonin si orkestrator.

Moska e akuzon perëndimin se i kanë dhënë përkrahje ushtarake ish presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, gjatë konfliktit me Moskën për dy territoret separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Një vit para këtij konfilkti, Teffti e kishte akuzuar Rusinë se po i ndihmon në mënyrë direkte separatistët e Gjeorgjisë, diçka që është zbuluar pas rrjedhjes së kabllogramëve të Departamentit amerikan të Shtetit nga Wikileaks te gazeta britanike, “The Guardian”.

Pasi e përfundoi mandatin në Tbilisi në vitin 2009, Tefft ishte caktuar nga Obama si i deleguari amerikan në Ukrainë. Ndonëse mandati i tij në këtë shtet përfundoj para se të nisnin protestat e nëntorit të vitit të kaluar që e larguan nga pushteti presidentin që e kishte përkrahjen e Kremlinit, Viktor Janukoviq, lojalistët e Kremlinit e akuzonin atë si personi që bëri gati terrenin për ato protesta.

“Në Ukrainë, roli i tij në organizimin e ngjarjeve aktuale në asnjë mënyrë nuk duhet të nënvlerësohen”, thoshte Verikonia Krasheninnikova, pjesëtare e Odës Publike të Rusisë, e caktuar aty nga Kremlini, për Tefftin gjatë një interviste me një radio shtetërore ruse në muajin Prill.

“Këto vite janë të njohura, natyrisht për sulmet e Sakashvillit në Osetinë Jugore dhe Abkhazi dhe lufta tetë ditore e Gjeorgjisë me Rusinë. Në Ukrainë, natyrisht, kujtoj se roli i tij në organizimin e ngjarjeve aktuale nuk mund të nënçmohet”, thoshte Krasheninikova.

Tefft ndërkohë i ka hedhur poshtë akuzat se ka nxitur zhvillimet për të cilat akuzohet.

“Unë nuk jam anti-rus”, Tefft i ka thënë gazetës ukrainase, “Segodnya” në vitin 2009, intervistë kjo që ishte publikuar në rusisht.

“Unë thjeshtë besoj që secili në këtë pjesë të botës duhet të mësoj që të punoj dhe të kaloj mirë me të tjerët, me respektim të dyanshëm të sovranitetit dhe pavarësisë”, thoshte më tej Tefft.

Kush është John Tefft?

John Tefft i është bashkuar shërbimit diplomatik amerikan në vitin 1972, në mesin e Luftës së Ftohtë. Në vitin 1980, ai filloj të punoj për Deskun Sovjetik të Departamentit amerikan të Shtetit, ndërsa ka shërbyer edhe në delegacionin amerikan në negociatat për kontrollim të armëve në vitin 1985.

Kolegët e tij thonë se karriera e pasur e Tefftit në lidhje me çështjet ruse dhe sovjetike, përfshirë edhe periudhën si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve në Ambasaden amerikane në Moskë, e bëjnë atë kandidatin ideal për pozitën e ambasadorit amerikan në Moskë, duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet aktuale në mes të SHBA-ve dhe Rusisë.

Me prejardhje nga Wisconsin dhe me një hobi interesant të mbledhjes së kapelave, Tefft njihet për sjellje shumë të mira ndërsa flet një anglishte me aksent të pjesës së mesme të SHBA-ve.

Kjo është vërejtur qartë gjatë një interviste lamtumirëse që ai e dha në një emision në Gjeorgji në vitin 2009, kur ndër të tjera e këndoi këngën “What e Wonderfull World”, të legjendës së muzikës Jazz, Loius Armstrong.

Mirëpo ai gjithëmonë e ka pasur aftësinë që të paraqitet si dipomatë i fuqishëm kur kjo ka qenë e nevojshme.

Ndihmës Assistenti i Sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Melia, vitin e kaluar e kishte vlerësuar Tefftin si person që kur ka të bëj me zyrtarë të huaj, i zë ata në befasi me sjellje të fuqishme.

Edhe kur Tefft është “duke iu transmetuar atyre mesazhe të forta dhe aspak mikëpritëse, homologët e tij gjithëmonë janë të gëzuar kur e takojnë personalisht dhe gjithëmonë në fund e ftojnë sërish”, kishte thënë Melia derisa ja jepte John Tefftit një çmim për të drejtat e njeriut në muajin shtator.

Mikhail Pogrebinsky, analist politik në Kiev, duke folur për Tefftin, i kishte thënë revistës ruse, “Profil” në muajin korrik se Teffti kishte mundësi që ta “hante një kundërshtar pa iu zënë fryma fare”.

Kur emri i John Tefftit filloi të përmendej si ambasadori i mundshëm i ri i SHBA-ve në Moskië, kjo është interpretuar nga disa analistë rusë dhe amerikën si sinjal që administrata e Obamës ka për qëllim të vazhdoj minimizimin e bashkëpunimit me Moskën, si shkak i krizës në Ukrainë.

Ky është një vlerësim me të cilën ish zyrtar të kësaj administrate nuk pajtohen.

David Kramer, ish kolegë i Tefftit në Departamentin e Shtetit, thotë se ai ka dëgjuar për emërimin e mundshëm të John Tefftit në verën e vitit të kaluar, kur marrëdhëniet SHBA- Rusi nuk ishini kaq të kqija sa janë sot.(a.haraqija)

XS
SM
MD
LG