Ndërlidhjet

Afganistan: I dërguari amerikan propozon koalicion qeveritar


I dërguari amerikan në Pakistan dhe Afganistan James Dobbins
I dërguari amerikan në Pakistan dhe Afganistan James Dobbins

I dërguari special amerikan në Afganistan dhe Pakistan, James Dobbins, thotë se kandidatët e armiqësuar presidencialë në Afganistan, duhet ta formojnë qeverinë e koalicionit për ta evituar ndarjen e vendit.

Shërbimi i lajmeve Bloomberg raporton se Dobbins, në një konferencë në Shoqërinë Aziatike me seli në Uashington, tha dje se “opisoni që fituesi i merr të gjitha nuk është funksional”, dhe shtoi se “qeveria e unitetit kombëtar, që i përfshinë të gjitha elementet, është domosdoshmëri për qeverisje të suksesshme”.

Këto komente u bënë derisa kandidatët presidencialë në Afganistan, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, kanë shfaqur mospajtime të thella lidhur me atë se kush ka më tepër vota, pas shpalljes së rezultateve preliminare zyrtare, më 7 korrik.

Pritet që sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të qëndroj në Kabul më 11 korrik për të diskutuar lidhur me krizën.

XS
SM
MD
LG