Ndërlidhjet

SHBA, gati për të ndihmuar armëpushimin në Gaza


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmjetësojnë armëpushimin midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, ka thënë presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Rreth 90 palestinezë, shumica nga ta civilë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza.

Izraeli po godet enklavën palestineze nga ajri dhe deti edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, derisa militantët e Hamasit po hedhin raketa në shtetin hebre.

Obama po ashtu ka shprehur shqetësim për “rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm" dhe ka theksuar nevojën që "të gjitha palët të bëjnë gjithçka të mundur për të mbrojtur jetët e civilëve dhe për të rikthyer qetësinë”.

XS
SM
MD
LG