Ndërlidhjet

Blloku LDK, AAK dhe Nisma diskutojnë me komunitetet


Haradinaj, Mustafa dhe Limaj
Haradinaj, Mustafa dhe Limaj

Koalicioni i partive politike LDK- AAK-NISMA ka zhvilluar të martën një takim me partitë e komuniteteve joserbe që përfaqësohen në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Temë diskutimi thuhet se ka qenë çështja e mbështetjes nga ana e minoriteteve për kandidatin e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, Isa Mustafa, për kryetar të Kuvendit në seancën konstitutive të 17 korrikut.

Megjithatë, pas takimit me përfaqësuesit e pakicave, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që ishte nikoqir, ka thënë se u mbetet vetë këtyre deputetëve që të vendosin se kë do ta përkrahin.

Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë pasdites të zhvillohet edhe një takim i bllokut LDK, AAK dhe Nisma me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me krijimin e koalicionit.

Përfshirja e Vetëvendosjes duket të jetë vendimtare, pasi që ky bllok i tri partive me 47 deputetë nuk i ka numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe as qeverisë së ardhshme.

Lideri i AAK-së ka konfirmuar se deri më tani nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen.

XS
SM
MD
LG