Ndërlidhjet

Ukrainë: Përpjekje për të inspektuar rrëzimin e aeroplanit


Vendi ku u rrëzua aeroplani i 'Malaysia Airlines", fluturimi prej Amsterdamit për në Kuala Lumpur
Vendi ku u rrëzua aeroplani i 'Malaysia Airlines", fluturimi prej Amsterdamit për në Kuala Lumpur

Monitoruesit ndërkombëtar kanë bërë sot përpjekje që të arrijnë zonën ku është rrëzuar aeroplani me pasagjerë i “Malaysia Airlines”, në zonën lindore të Ukrainës pasi më parë separatistët pro rusë nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se dëshmitë lënë të kuptojnë se aeroplani është goditur nga një raketa tokë-ajër që është lëshuar nga territori që kontrollohet nga separatistët pro rusë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dje në mënyrë unanime ka bërë thirrje për një hetim të plotë ndërkombëtar të rrëzimit të aeroplanit gjatë të cilit u vranë 298 personat që ishin në bord.

Këshilli iu ka kërkuar të gjitha palëve që të lejojnë çasjen në vendin e ngjarjes të hetuesve.

Monitoruesit e OSBE-së nuk janë lejuar dje nga separatistët pro rusë që të shkojnë te vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociurkiw ka thënë se “ne jemi përballur me një personel ushtarak që janë sjellur shumë keq dhe në mënyrë jo profesionale. Disa prej tyre dukej sikur janë të dehur”.

XS
SM
MD
LG