Ndërlidhjet

Dita e 12-të e konfliktit në Gaza, 330 viktima


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore të Izraelit kanë vrarë mbi 25 persona në Rripin e Gazës gjatë ditës së sotme, duke e quar kështu numrin viktimave në 330 të vrarë në tërësi gjatë dhunës 12 ditore.

Izraeli ka filluar të bombardojë territorin që udhëhiqet prej Hamasit më 8 korrik si përgjigje ndaj sulmeve me raketa të militantëve palestinez drejt territorit izraelit.

Mijëra ushtarë izaelitë kanë kaluar në territorin e Gazës më 17 korrik, për të shkatërruar tunele dhe lansues raketash që përdoren nga militantët.

Dy civilë izraelit dhe një ushtarë janë vrarë prej se ka nisur konflikti.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme sot për të ndërmjetësuar arritjen e një armëpushimi.

Presidenti amerikan, Barack Obama, më 18 korrik e ka inkurajuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike që të minimizojë viktimat në civilë gjatë ofenzivës kundër militantëve, derisa e ka njoftuar se SHBA-të e përkrah të drejtën e Izraelit për vetmbrojtje.

XS
SM
MD
LG