Gruaja sudaneze, e cila është përndjekur për refuzimin e saj për të hequr dorë nga besimi i krishterë, ka arritur në Itali së bashku me familjen e saj.
Meriam Ibrahim dhe familja e saj kanë mbajtur një takim privat me Papa Françeskun në Vatikan.
Ibrahim, babai i së cilës është mysliman, porse është rritur nga nëna e krishterë, është dënuar me varje për braktisje të fesë.
Për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, dënimi është hedhur poshtë dhe Ibrahim është liruar në muajin qershor.