Ndërlidhjet

Sulmi vret liderin fetar në Pakistanin verior


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia thotë se sulmi me bombë e ka vrarë një lider të njohur fetar dhe dy truproje të tij në një zonë fetare Sufi në veriperëndim të Pakistanit.

Reuters raporton se shpërthimi ka ndodhur kur Fakir Xhamshed ka qenë në vendin e shenjtë, derisa mijëra persona ishin të pranishëm.

Megjithatë, mediat thonë se Xhamshed dhe rojet e tij janë vrarë kur vetura e tyre është përplasur për bombën, afër zonës së shenjtë.

Talibanët nuk i pranojnë myslimanët Sufi duke i quajtur si jo mysliman dhe se gjatë viteve të fundit kanë kryer dhjetëra sulme në vendet e shenjta të Sufive.

XS
SM
MD
LG