Ndërlidhjet

Iran: Të paktën 11 të burgosur humbin jetën nga një zjarr


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga Irani thonë se të paktën 11 të burgosur në një burg kanë humbur jetën nga një zjarr.

Abdullah Mousavi, një zyrtar gjyqësor, tha se të burgosurit kanë vdekur nga asfiksimi kur zjarri shpërtheu në burgun e Shahr-e-Kord në provinën Bakhtiari.

Mediat iraniane po ashtu kanë raportuan për disa persona të lënduar nga zjarri.

Mousavi tha se shkaku i zjarrit është duke u hetuar.

Disa raporte flasin se zjarri filloi kur të burgosurit kanë djegur një dyshek për të protestuar politikat e drejtorit të burgut.

XS
SM
MD
LG