Ndërlidhjet

Procesi kundër Navalnit shtyhet për 19 gusht


Aktivisti opozitar rus, Alexei Navalny
Aktivisti opozitar rus, Alexei Navalny

Procesi gjyqësor kundër aktivistit opozitar, Aleksei Navalni, ku ai përballet me akuzën për shpifje, është shtyrë për në pjesën e dytë të këtij muaji.

Zëvendës kryetari i Moskës, Maksim Liksutov, e ka paditur Navalnin duke e akuzuar atë se ia ka “dëmtuar dinjitetin dhe nderin” duke shkruar artikuj në të cilat thuhet se Liksutov, ka lidhje me biznese ilegale në Qipro.

Procesi është nisur në një gjykatë të Moskës sot, ndërsa aty është marrë vendim që procesi të shtyhet deri më 19 gusht.

Më 2012, presidenti rus, Vladimir Putin e kishte nënshkruar ligjin që e bën veprim të dënuar penalisht nëse “me vetëdije përhap informacione fallse duke dëmtuar nderin dhe dinjitetin apo dëmtuar reputacionin e një personi tjetër”.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se penalizimi i shpifjeve është shkelje e shprehjës së lirë dhe nenit të 19-të të Drejtave Politike dhe Konventës Civile Ndërkombëtare.

Navalni momentalisht është në arrest shtëpiak ndërsa po hetohet me akuzën se ka vjedhur dhe pastruar 760 mijë dollarë nga një kompani kozmetike franceze.

Navalni thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG