Ndërlidhjet

Putin e filloi projektin ruso-amerikan të naftës


Ilustrim i pajisjeve shpuese për naftë
Ilustrim i pajisjeve shpuese për naftë

Nëpërmjet videolidhjes, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka dhënë sinjalin për fillimin e shpimeve për naftë në Arktikun e Rusisë, në kuadër të një projekti të përbashkët të kompanisë ruse, Rosneft, dhe korporatës amerikane të naftës, ExxonMobil.

Nga qyeti Soçi, Putini tha dje se “suksesi komercial është i udhëhequr nga bashkëpunimi efikas ndërkombëtar”.

Në këtë ceremoni të shpimit ishin të pranishëm edhe shefi i Rosnefit, Igor Sechin, dhe shefi i ExxonMobil për Rusinë, Glen Waller.

Mëtutje, Putin theksoi se “bizneset, përfshirë kompanitë ruse dhe ato ndërkombëaare, në mëynrë perfekte e kutpojnë se përkundër vështirësive të caktuara aktuale politike, pragmatizmi dhe ndjenja e përbashkët mbizotërojnë, dhe ne jemi të këaqur ta dëgjojmë këtë”.

Ky fillim i punëve në këtë projek u bë pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera, kanë imponuar disa runde të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të aksioneve të saj lidhur me Ukrainën.

XS
SM
MD
LG