Ndërlidhjet

Kosovë: Për gjashtë muaj – 13 raste të terrorizmit


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë trajtuar 13 raste të terrorizmit, ka njoftuar Prokuria Speciale e Repubklës së Kosovës.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 10 raste të terrorizmit, me 22 persona të përfshirë në to, PSRK i ka pasur në tre muajt e parë të vitit 2014, ndërsa në periudhën e ardhshme prill – qershor, ishin tri raste me 13 vetë.

“Për 34 persona është nxjerrë vendimi për fillimin e hetimeve”, thotë Kozmaqi, duke shtuar se për të tjerët “është ngritur aktakuzë pas procedurës hetimore”.

Duke u shprehur për arrestimet e fundit në Kosovë, ajo thekson se “janë 57 persona të dyshuar, 40 prej tyre janë arrestuar, ndërkaq 17 persona të tjerë janë në kërkim nga Policia e Kosovës”.

XS
SM
MD
LG