Ndërlidhjet

Ferguson e kalon edhe një natë me tensione


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia amerikane ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe granata tymuese ndaj protestuesve gjatë natës së mbrëmshme e cila sërish kaloj me dhunë në qytetin e Misurit, Ferguson, për shkak se një adoleshent i racës së zezë është vrarë javën e kaluar nga policia.

Guvernatori i Misurit, e kishte hequr orën policore të vendosur një natë më parë në Ferguson, ndërsa janë tërhequr edhe Garda Kombëtare.

Dje, presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder, do të udhëtojë drejt Fergusonit, duke e bërë atë si zyrtarin e parë të lartë që e viziton qytezën pasi një policë i racës së bardhë e vrau Michael Brown më 9 gusht.

Holder, do të takohet me zyrtarët që janë duke e udhëhequr hetimin federal të vrasjes.

Obama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë duke thënë: “plaçkitjet, apo mbajtja e armëve apo edhe sulmi ndaj policisë vetëm sa do të rrisë tensionet dhe do të shkaktojë kaos”.

XS
SM
MD
LG