Ndërlidhjet

Shteti Islamik merr peng 50 burra irakianë


Banorët thonë se militantët e lidhur me ekstremistët e grupit të Shtetit Islamik, kanë rrëmbyer dhjetëra njerëzve nga një fshat sunit në veri të Bagdadit.

Militantët kidnapuan rreth 50 burra nga fshati Tal Ali, rreth 240 kilometra në veri të Bagdadit, të enjten, thonë banorët.

Burrat i futën në kamionë, thanë ata, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja.

Militantët ishin tërhequr nga fshati një ditë më parë, nga frika e një sulmi nga ana e ushtrisë irakane. Kur ata u larguan, banorët i vënë zjarrin një flamur të IS-it..

Grupi i Shteti Islamik udhëhoqi një ofensivë në muajin qershor, duke pushtuar sipërfaqe të mëdha të Irakut Verior. Grupi ka publikuar foto të vrasjes masive të robërve në zonat nën kontrollin e saj në Irak dhe në Sirinë fqinje.

XS
SM
MD
LG