Ndërlidhjet

Kerry takon presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit


Uells
Uells

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, kanë diskutuar përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno Karabak.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po ashtu ka marrë pjesë në bisedimet që janë zhvilluar në margjina të samitit të NATO-s në Uells.

Sipas Departamentit të Shtetit, Kerry ka shprehur “shqetësim të madh” për dhunën e fundit në zonën e konfliktit, e cila “ka shënuar periudhën më vdekjeprurëse prejse është shpallur armëpushimi më 1994”.

Azerbajxhani e konsideron Nagorno Karabakun si pjesë të territorit të tij, por rajoni është okupuar dhe administruar nga forcat pro-armene për rreth 20 vjet.

Kerry u ka bërë thirrje të dyja palëve që të respektojnë armëpushimin.

XS
SM
MD
LG